Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar në rrjetin social “Twitter”, një foto me kreun e PD, Sali Berisha nga protesta e djeshme e opozitës.
Në mbishkrimin e fotos Meta shkruan se së bashku me PD, Partia e Lirisë ka firmosur marrëveshjen historike për Referendumin. Sipas Metës kjo marrëveshje ju jep shqiptarëve fuqinë për të qenë zot të Shqipërisë.
“Së bashku me Partinë Demokratike kemi firmosur marrëveshjen historike për Referendumin, që ju jep shqiptarëve përgjithmonë fuqinë për të qenë zot të Shqipërisë.”-shkruan Meta.
Kujtojmë se kreu i PD Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë firmosur një marrëveshje për një aleancë mes tyre në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.