Pak ditë më parë dështuan negociatat për bashkimin e PD, duke bërë që grupimi “Alibeaj” dhe PD e drejtuar nga Sali Berisha të shkojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit me dy kandidatë.
Lidhur me këtë çështje ka folur Edi Paloka, i cili ishte një nga negociatorët që përfaqësonte PD e drejtuar nga Berisha. Plaoka ka thënë në “ABC”, se dalja në zgjedhje me dy kandidatë do të ndikojë negativisht për PD, sidomos në zonat ku ndahen me rezultat të ngusht me PS.
“Numerikisht ata mund të jenë realisht të papërfillshëm, p[ra aksionet e tyre kanë shkuar afër zeros politikisht. A dëmtojnë? Sigurisht që po, edhe numerikisht edhe moralisht. Moralisht pasi në psikologjinë e elektoratit ata do të thonë që këta janë të ndarë pse të votojmë. Numerikisht ndikojnë në zonat ku ne na ndajnë pak vota me PS. Në Durrës për 100 votat e LSI-së ne do kishim dalë 7 me 7 me socialistët”,-është shprehur Paloka./Opinion.al