Një 34-vjeçar shqiptar është dënuar me katër vite burg, pasi akuzohet si drejtues i një bande droge, e cila vepronte në një kafene në Ostend, Belgjikë. Mësohet se pas apelimit që ka bërë, shqiptari do të kryejë vetëm dy vite burg
Në vitin 2018, gjykata kreu një hetim për shitjet e dyshuara të drogës nga një biznes hotelerie në Gistel. Hetuesit nuk kanë mundur të vërtetojnë dyshimet e tyre, por kanë pikasur shqiptarët E.V,. 38-vjeç dhe E.A., 34-vjeç.
Sipas gjykatës, ata ishin në krye të një bande që shiste kokainë dhe kanabis, kryesisht në Ostend, por edhe në Middelkerke, Bredene, Koekelare, Gistel, Torhout dhe Bruges.
Sipas mediave të huaja, 38-vjeçari E.V. doli për të rregulluar punët e tij nga një kafene përgjatë Torhoutsesteenëeg në Ostend dhe angazhoi vëllanë e tij më të vogël për të shitur drogë përmes nën-tregtarëve.
Ndërsa,E.A. përdori kushëririn e tij për të marrë drogë në Bruksel. Më 21 nëntor 2018, nipi u kap me 200 gramë kanabis dhe 160 gramë kokainë në makinën e tij.
Banda merrte drogë edhe në Holandë dhe Kosta Rika.
Sakaq, E.A. u dënua me pesë vjet burg, por do të kryejë vetëm 3 vite, ndërsa, një tjetër anëtar i bandës me inicialet K.V., fillimisht iu dhanë tre vjet por dënimi i tij u reduktua në dy vjet./Opinion.al