Aktualitet

Krimi kompjuterik/Rrumbullaku:Në fillim të vitit tjetër krijojmë një strukturë të posaçme



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:55 - 10/11/22 |
Opi Nion

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për mediat, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të policisë spanjolle për operacionet në Call Center foli për krijimin e një strukture të posaçme policore për krimin kompjuterik.

Rrumbullaku u shpreh se krimi inteligjent ka nje shtrirje kapilare ndërsa theksoi se në policinë e shtetit ka filluar një proces përzgjedhje të punonjësve me njohuri në fushën e teknologjisë.

“Nuk është hera e parë që unë takohem me drejtuesit e SPAK. Nga dita e parë që kam marrë përgjegjësinë e shtetit kam vendosur si objektiv kryesor krijimin e një klime optimale për të sinkronizuar aktivitetin tonë administrativ dhe hetimor me strukturat ligjzbatuese dhe në veçanti SPAK.  Kam gjetur bashkëpunim te Kraja. Jemi në sfidë për ta çmontuar krimin me baza kapilare.

I kemi vënë vetes objektiv që fillimi i vitit që vjen të na gjejë me një strukturë të dedikuat qendrore në mbështetje të veprimeve hetimore që kërkohen nga agjenci partnere në kuadër të marrëdhënieve juridiksionale. Do të rekrutojmë punonjës që të kenë profilin e nevojshëm personal dhe integritetin e duhur për këtë detyrë.

Do të trajtojmë me prioritet krimin kibernetik, do të krijojmë strukturën e posaçme brenda departamentit të policisë kriminale. Do shumëfishojmë kapacitete njerëzore në fushën e teknologjisë së informacionit dhe krimi. Gjej rastin të falenderojë të gjithë pjesëmarrësit në këtë hetim” – tha ai.

Pas