Partia Demokratike ka publikuar spotin zyrtar për protestën e thirrur të shtunën më 12 nëntor.
Në videon e publikuar shfaqet flamur kombëtar i vendosur në Kryeministri dhe që ngjyroset me ngjyrat e Rilindjes. Po ashtu shoqërohet me disa prej titujve të lajmeve që kanë të bëjnë me rrogat dhe pensionet e ulëta, largimin e mbi 740 mijë shqiptarëve, shpenzimet e kryeministrit Rama për udhëtimet me avionë, dhe vjedhjen e 430 milionë eurove milionë eurove me inceneratorët.
Ndër të tjera kryedemokrati Berisha u bën thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen protestës së të shtunës, në orën 16:00 përpara Kryeministrisë.
“12 nëntor, ditën e shtunë, ora 16:00 , Tirana dhe mbarë Shqipëria në protestë para kryeministrisë”, shkruan Berisha.