Te Fundit

“Buxheti 2023, fatkeqësi ”, Berisha: Në 7 vite Rama dhe ministrat kanë vjedhur 8.2 mld €



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:34 - 08/11/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbledhur këtë të martë Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se debati më i rëndësishëm i momentit është ai i buxhetit 2023 të cilin e cilësoi fatkeqësi të re për vendin.

Sipas kryedemokratit,  nga shifrat e publikuara të KLSH, Rama dhe ministrat e tij kanë vjedhur në 7 vite 8.2 mld euro.

“Për çdo vend, debati më i rëndësishëm është debati për buxhetin por për Shqipërinë kjo nuk ndodh.

Dhe kjo nuk ndodh për dy arsye. Arsyeja e parë është sepse buxheti është i vjedhur para se të votohet. Gjithçka në zëra është falsitet mbasi siç kanë faktuar zhvillimet dhe në mënyrë të veçantë KLSH, ay vidhet në masën më të madhe të tij.

Ju jeni dëshmitarë se si në 7 vite sipas KLSH-së janë vjedhur nga Edi Rama dhe ministrat e tij 8.2 miliardë euro dhe u garantoj se ky buxhet është një fatkeqësi e re tjetër se prapa çdo zëri të madh qëndon një vjedhje e madhe.

Këta nuk kanë të ndalur por vjedhja me buxhetin është një vjedhje e dyfishtë, është jashtëzakonisht e keqe prifide se në një anë vidhen fonde dhe shpërdorohen dhe përfundojnë në kontot e zyrtarëve dhe qytetarët nga taksat e tyre shohin në vitin e 9 pas nëntë buxheteve shohin punë publike absolutisht më të pakta sesa të një viti buxhetor.

Por në qoftë se shofin punë publike më të pakta se një vit buxhetor, një barrë e tmerrshme rëndon mbi shqiptarët borxhi që qeveria merr për buxhetin.

Edi Rama po shkatërron si një fuqi e të keqes të ardhmen e këtij kombi së pari me largimin masiv nga Shqipëria e të rinjve shqiptarë së dyti me borxhin e tmerrshëm që u vendos qytetarëve shqiptarë. Pas 20 vitesh një fëmijë që lind në Shqipëri do të jetë borxhli me 21 mijë euro.

Në këtë kontekst ky buxhet shënon një rritje tjetër të Borxhit Publik, shënon një hap të rëndësishëm në falimentimin e plotë ekonomik të Shqipërisë.

Ju jeni dëshmitarë se aferat e Edi Ramës nga sipërmarrjet personale te vendimet personale kundër sipërmarrësve të tjerë së shpejti tejkalojnë 1 miliard euro, personale pasi borxhet e arbitrazhit tejkalojnë gjysëm miliardi euro. Procese të shumta janë në arbitrazh të garantuar me humbje 100% për mos të thënë se shiten vetë”-tha Berisha.

Pas