Rajoni

Braktisi takimin me Kurtin, Haradinaj: Po mbante ligjërata, s’po sqaronte asgjë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:43 - 08/11/22 |
Opi Nion

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është larguar nga takimi i sotëm me kryeministrin Albin Kurti dhe me dy liderët e opozitës, Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka treguar arsyen e largimit. Haradianaj tha se u detyrua të ikte nga mbledhja pasi sipas tij kryeministri Kurti po mbante ligjërata dhe nuk po sqaronte arsyet e prishjes së raporteve me Amerikën.

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, shkruan Haradinaj.

Takimi ishte thirrur nga kryeministri Kurti pas ngjarjeve të ndodhura së fundmi në Kosovë, ku Lista Serbe është larguar nga institucionet si edhe kanë dorëzuar mandatet e deputetëve./Opinion.al

Pas