Mes tensioneve dhe protestave të serbëve në veriun e Kosovës, Kryeministri Albin Kurti ka patur një telefonatë me shefin e diplomacisë së BE, Joseph Borrell.
Përmes një tuiteri Kurti shprehet se e ka informuar Borrell lidhur me situatën e targave, ndërsa shprehet se nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve.
“Nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve. E informova atë se janë dhënë 843 qortime nga policia për drejtuesit e makinave me targa pa leje, 0 incidente apo ankesa”, shkruan Kurti./Opinion.al