Nëna e Lear Kurtit, Fatmira ka treguar gjatë një interviste me gazetaren Klodiana Lala momentet më të vështira të jetës së saj dhe humbjen e të birit.
Gruaja ka mohuar që Leari të ketë patur probleme shëndetësore sikurse u tha në fillim, ndërsa u shpreh se në trupin e të birit ka parë shenja dhune. Me lotësh, gjatë intervistës së saj në News 24, nëna e 32-vjeçarit ka treguar momentin kur ka hapur arkivolin me trupin e pajetë.
“E hapa. Sa ngre atë, u mterrova. Pashë këtë pjesën me të qepme. Këu ishte i mavijosur. Një të qepur nallbançe. Një tmerr kam parë. Supozimet e mia janë se ai njeri iku i dhunuar. Nuk dua të them se ç’bëjnë të rinjtë, por kur e ndiejnë që ndiqen gjithmonë e hedhin e jo të gëlltiste Leari, që thonë në vrapim e sipër. Pashë që kishte një hematomë, ai ishte i grushtuar, i shkelmuar, edhe atë të kokës që i kanë bërë. Ai njeri ishte shumë i fortë përballonte shumë gjëra. Ai ka ikur i dhunuar. Leari i mirë nuk e meritonte këtë. Me shenjat që i kam parë ai është i dhunuar. Atë e kanë dhunuar tmerrësisht”, tha gruaja mes lotësh./Opinion.al