Nga Gjirokastra, kryetari i PD Sali Berisha ka folur për sulmet kibernetike ndaj sistemeve digjitale në vendin tonë.
Berisha akuzon qeverinë se ka qenë vetë ajo që ka fshirë të dhënat nga sistemi TIMS sepse ka frikë nga drejtësia, pasi sipas tij eksponentë të mazhorancës kishin me qindra udhëtime të përbashkëta me vrasës.
“Këta kanë frikë nga fjala, dhe kur u ka hyrë frika nga fjala janë të pashpresë, do munden. Ne duhet të punojmë shumë dhe të bëjmë gjithçka për të tërheq me vete çdo qytetar që beson se vendi po ecën në drejtim të gabuar. Është një shtet i shkërmoqur, infrastrukturat dixhitale u rrënua, padyshim Irani bëri agresion, por po kaq bëri dhe qeveria e cila për interes atë krimit fshiu sistemin TIMS. Gënjejnë kur thonë se kanë të dhënat, asgjë nuk kanë, i zhdukën se janë peng i krimit, i zhdukën se kanë me qindra udhëtime të përbashkëta me vrasës dhe e dinë që drejtësia vonon por nuk harron”, tha Berisha./Opinion.al