Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një çerdhe në Tajlandë. Të paktën 34 persona janë vrarë nga të shtëna armësh mes të cilëve 22 fëmijë.
Autori i dyshuar i krimit të rëndë u identifikua nga Byroja Qendrore e Hetimit të Tajlandës (CIB) si një ish-polic 34-vjeçar, i cili ishte përfshirë në një çështje gjyqësore për shitje droge.
I dyshuari ishte paraqitur në gjykatë në provincën Nong Bua Lamphu disa orë përpara se të hapte zjarr në kopësht”, sipas gjeneralmajor Jirapob Puridet i CIB.
Hetuesit më vonë konfirmuan se i dyshuari kishte vrarë edhe gruan dhe fëmijën e tij përpara se të vriste veten.
Të shtënat masive ndodhën në Qendrën e Zhvillimit të Fëmijëve në rrethin Uthaisawan Na Klang të provincës Nong Bua Lamphu, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit.
“Kryeministri ka shprehur ngushëllimet e tij për ngjarjen”, thuhet në deklaratë.