Aktualitet

Saliajini: Ardi Veliu do bëjë vettingun në Polici. Atij jepini një abetare



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:50 - 06/10/22 |
Opi Nion

Në seancën e sotme plenare deputeti i PD, Ervin Salianji,  teksa ka folur për vettingun në polici ka përmendur edhe ish-drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliun. Veliu tashmë mban postin e drejtorit të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Salianji është shprehur me ironi se Ardi Veliut duhet ti jepet një abetare.  Ai solli në vëmendje letrën e dorëheqjes së Veliut, e cila kishte gabime të shumta gramatikore.

“Ju që thoni që do sjellim një ligj që vettingun e policëve, atyre që kanë investuar në shkollim do e bëjë i famshmi Ardi Veliu i pashkollë. Atij jepini abetaren. Në një letër dorëheqje ka bërë 50 gabime gramatikore. Ju doni kontroll tjetër se erdhën zgjedhjet që t’i përdorni për grupet kriminale. Ju kanë ikur persona me rekorde të tmerrshme. Policia e Shtetit matet me objektiva konkretë, të ka thënë ish drejtori jot i përgjithshëm se operacioni Plumbi i Artë është dekonspiruar. Ju kanë ikur personat me rekordet më të tmerrshme, di gjë ku e ke Talo Çelën. Kur del e-maili që policia di që ai qarkullon në mes të qytetit, ndërkohë që nxirrni policët me nga dy turne në postblloqe.”-tha Salianji.

Pas