Aktualitet

Zgjedhjet vendore/ Duka për takimin me Berishën: Ja çfarë propozuam



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:17 - 06/10/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar me kreun e PD Sali Berisha për zgjedhjet vendore 2023.

Duka tha për mediat se propozoi për të dalë në zgjedhje me një kandidat të përbashkët, ndërsa shtoi se Berisha i priti mirë propozimet e partisë së tij.

Ai theksoi se kandidatë të ndryshëm të partive opozitare, të mund të konkurrojë në mënyrë të lirë nëpërmjet sondazheve, ndërsa primaret e Berishës, sipas Dukës janë për të nxjerrë kandidatët brenda partisë.

“Zoti Berisha e mirëpriti idenë tonë u duk i gatshëm. Natyrisht e mirëpriti parimisht dhe tha do të diskutojë më parti të tjera, jo parlamentare dhe më në fund të vendosin se cilat do të jenë modalitetet. Ky ishte rezultat i takimit të Berishës, m’u duk i gatshëm që të bashkëpunojë. Këtë kemi dëgjuar nga z.Meta, i cili është shprehur se jemi të gatshëm të dalim me një kandidaturë të përbashkët e gjithë opozita. Nëse do tentojmë të dalim me dy kandidatura, është gjë që ndodhi në 6 mars dhe mund të dështojmë. Ne po themi që kandidatë të ndryshme të partive opozitare, të mund të konkurrojë në mënyrë të lirë nëpërmjet sondazheve. Primaret e Berishës janë për të dalë kandidatët brenda partisë”, u shpreh ai.

 

 

 

 

 

 

Pas