Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat të mbajtur ditën e sotme deklaroi se ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim duhet t’i kërkojë falje atij dhe demokratëve për tu takuar me Berishën.
Berisha rheksoi se pavarësisht se është përfaqësuese e vendit më të fuqishëm në botë, jashtë gabimit nuk del askush dhe arroganca nuk është virtyt.
“U bë e famshme ajo fraza e barit. Enver Hoxha u thoshte shqiptarëve që edhe bar do hamë dhe nuk do u nënshtrohemi imperalistëve amerikanë, kurse zonja u tha demokratëve edhe bar do hani. Këtu i ka prishur marrëdhëniet me Sali Berishën. Unë i kam deklaruar se pa kërkesë-ndjesë publike, ajo nuk takohet me Sali Berishën.
Pavarësisht se është përfaqësuese e vendit më të fuqishëm në botë, jashtë gabimit nuk del askush dhe arroganca nuk është virtyt. Të kërkojë ndjesë dhe pastaj të tjerat diskutohen”, theksoi Berisha.