Dy të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.
Sipas policisë, një 19-vjeçar me inicialet A.Ç, i cili po udhëtonte me motomjet ka përplasur një 17-vjeçare, e cila mbeti e plagosur.
Mësohet se dy të rinjtë u dërguan në spitalin e Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.