Një 38-vjeçare është arrestuar nga Policia e Divjakës pasi ka goditur me thikë vëllain e saj.
Sipas policisë, 34-vjeçarja M.Xh e ka goditur me thikë 34-vjeçarin Xh.Xh gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Sakaq, bëhet me dije se 34-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen M. Xh., 38 vjeçe, banuese në Çermë Sektor, Divjakë, pasi, në banesë, ka goditur me mjet prerës (thikë), gjatë një konflikti për motive të dobëta, vëllanë e saj, shtetasin Xh. Xh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia./Opinion.al