Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Rreth vitit 2030 anëtarësohemi në BE

2022/09/05 at 5:20 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Rreth vitit 2030 anëtarësohemi në BE

Qeveria e Maqedonisë së Veriut beson se deri në vitin 2030 do të përfundojnë bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kështu deklaroi të hënën kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, pas vendimit të Qeverisë për formimin e ekipit që do të zhvillojë bisedimet me BE-në.

“Negociatat duhet të zhvillohen me një dinamikë të përshpejtuar dhe të mbyllen sa më shpejt. Përfundimi i negociatave deri në vitin 2030 është objektivi që i kemi vendosur vetes. Është reale dhe e arritshme, dhe jam shumë i bindur se në zgjerimin e ardhshëm të bllokut evropian do të përfshihet edhe Maqedonia e Veriut”, ka deklaruar Kovaçevski.

Duke komentuar kritikat e opozitës, por edhe të opinionit publik, lidhur me marrëveshjen me Bullgarinë, Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së, ku sipas tij, do të garantohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe historinë.

Ndryshimet e Kushtetutës, me të cilat pakica bullgare në Maqedoninë e Veriut do të njihej si popull shtetformues, janë pjesë e dokumentit të njohur si “propozimi francez”.

Ky propozim i ka hapur rrugë fillimit formal të negociatave të anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, në muajin korrik.

“E ardhmja jonë është në BE. Për ne kjo nuk ka alternativë, prandaj është e nevojshme që të gjithë të japim mbështetje për t’u përfshirë, për të përfituar nga mundësia që kemi përpara, dhe për të ecur përpara me hapa të shpejtë dhe të sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE”, ka thënë Kovaçevski.

Ndërkohë, ambasadori i Çekisë në Shkup, Jurosllav Ludva, ka prezantuar të hënën në Kuvendin maqedonas, prioritetet e Presidencës çeke në BE, të cilat, sipas tij, kryesisht bazohen në sigurinë e bllokut evropian dhe partnerëve, bashkëpunimin me NATO-n, pavarësinë energjetike dhe unanimiteti për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor.

Maqedonia e Veriut e ka fituar statusin e shtetit kandidat në vitin 2005, por për nisjen e bisedimeve ka pritur 17 vjet, për shkak të kontesteve të pazgjidhura me shtetet fqinje – fillimisht me Greqinë për çështjen e emrit, e tani me Bullgarinë për gjuhën dhe identitetin.

Ju sugjerojmë

Sulmi në Kishën e Damaskut, Kryepeshkopi Joan: Bashkëjetesa mes popujve dhe feve…
Aktualitet

Sulmi në Kishën e Damaskut, Kryepeshkopi Joan: Bashkëjetesa mes popujve dhe feve…

23 Qershor, 2025 2:18 pm
Divjaka,prej 5 vitesh pa rritje çmimesh/Kryebashkiaku:Të mbahet pastër plazhi publik
Aktualitet

Divjaka,prej 5 vitesh pa rritje çmimesh/Kryebashkiaku:Të mbahet pastër plazhi publik

23 Qershor, 2025 2:10 pm
I akuzuar nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet seanca gjyqësore për Asllan Dogjanin
Aktualitet

I akuzuar nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet seanca gjyqësore për Asllan Dogjanin

23 Qershor, 2025 1:52 pm
Putin pret ministrin e Jashtëm iranian:Agresioni ndaj Iranit nuk ka asnjë justifikim
Bota

Putin pret ministrin e Jashtëm iranian:Agresioni ndaj Iranit nuk ka asnjë justifikim

23 Qershor, 2025 1:48 pm
Vuçiç: Nuk kam ndryshuar vendim për ta vizituar Moskën
Rajoni

Konflikti Iran-Izrael, Vuçiç: Serbia ka ndaluar eksportimin e armëve!

23 Qershor, 2025 1:39 pm
“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën
Aktualitet

“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën

23 Qershor, 2025 1:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, makina përplas për vdekje këmbësoren

23 Qershor, 2025 1:23 pm
Makina tip Benz godet qëllimisht të riun në Vlorë
Aktualitet

Makina tip Benz godet qëllimisht të riun në Vlorë

23 Qershor, 2025 1:15 pm
“Vijon lufta për votën e lirë”/Berisha: Paraqitëm në PPE videon që shokoi audiencën!
Aktualitet

“Vijon lufta për votën e lirë”/Berisha: Paraqitëm në PPE videon që shokoi audiencën!

23 Qershor, 2025 1:06 pm
Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit
Aktualitet

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 7 vatra, 2 janë ende aktive

23 Qershor, 2025 12:52 pm
Para
Plagosja e 51-vjeçarit, arrestohet autori i dyshuar! Ndalohet edhe një tjetër

Gjendet i mbytur në lumë një 63-vjeçar në Tiranë

Nuk funksionoi pajisja, influencuesja e TikTok-ut humb jetën në hedhjen me parashutë

Nuk funksionoi pajisja, influencuesja e TikTok-ut humb jetën në hedhjen me parashutë

Sesioni i ri parlamentar, Presidenti letër deputetëve: Gjeni gjuhën e dialogut

Sesioni i ri parlamentar, Presidenti letër deputetëve: Gjeni gjuhën e dialogut

TE FUNDIT

Sulmi në Kishën e Damaskut, Kryepeshkopi Joan: Bashkëjetesa mes popujve dhe feve…

Sulmi në Kishën e Damaskut, Kryepeshkopi Joan: Bashkëjetesa mes popujve dhe feve…
23 Qershor, 2025

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturi Joani ka shprehur ngushëllimet e tij për sulmin terrorist në Kishën e...

Lexo më shumë

Divjaka,prej 5 vitesh pa rritje çmimesh/Kryebashkiaku:Të mbahet pastër plazhi publik

Divjaka,prej 5 vitesh pa rritje çmimesh/Kryebashkiaku:Të mbahet pastër plazhi publik
23 Qershor, 2025

Në plazhin e Divjakës, hapësirat për publikun këtë sezon veror janë disa kilometra. Midis bizneseve që ofrojnë shërbime pushimi, është...

Lexo më shumë

I akuzuar nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet seanca gjyqësore për Asllan Dogjanin

I akuzuar nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet seanca gjyqësore për Asllan Dogjanin
23 Qershor, 2025

Seanca në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj demokratit Asllan Dogjani, është shtyrë për një ditë tjetër. Shkak...

Lexo më shumë

Putin pret ministrin e Jashtëm iranian:Agresioni ndaj Iranit nuk ka asnjë justifikim

Putin pret ministrin e Jashtëm iranian:Agresioni ndaj Iranit nuk ka asnjë justifikim
23 Qershor, 2025

Në një shfaqje të qartë mbështetjeje për Teheranin, Vladimir Putin priti sot në Kremlin ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com