Bota

Nuk funksionoi pajisja, influencuesja e TikTok-ut humb jetën në hedhjen me parashutë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:40 - 05/09/22 |
Opi Nion

Një influencuese kanadeze e TikTok-ut ka humbur jetën gjatë hedhjes me parashutë në Toronto të Kanadasë pasi pajisja e saj nuk pati kohë të mjaftueshme për t’u hapur.

Tanya Pardazi, 21 vjeç, e cila kishte më shumë se 100,000 ndjekës në TikTok, vdiq në hedhjen e saj të parë me parashutë, disa ditë pasi kishte përfunduar kursin me Skydive Toronto.

Më parë ajo kishte marrë pjesë edhe në një garë të Miss Kanadasë, në të cilën arriti deri në fazën gjysmëfinale.

Vdekja e 21-vjeçares u konfirmua nëpërmjet një postimi në “Facebook”, nga Skydive Toronto, por nuk e identifikoi Pardazin me emër.

Në postim thuhej se e reja u hodh me parashutë nga një lartësi e pamjaftueshme për kohën që i duhet pajsjes për t’u fryrë./Opinion.al

Pas