Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur në mbledhjen e kryesisë për emërimin e Drejtorit të SHISH. Berisha thotë se drejtori është duke vazhduar shkollën në SHBA, sepse ishte i pashkollë, ndërsa shton se është emëruar nga vetë Rama.
“Iku edhe drejtori i SHISH. Lajmi nuk është i tillë. Lajmi është se nga zyra e Ramës shkoi një drejtor.
Drejtori është në shkollim pa afat në SHBA, sepse ishte i pashkollë.
Drejtori i ri shkon direkt nga zyra e Edi Ramës.
Të gjitha këto tregojnë për një revansh të papërmbajtur të krimit dhe mafies në Shqipëri”-tha Berisha.