Është zbuluar prova që çoi në pranga oficerin e Operacionales, Jeton Lami, i cili sipas policisë ka ndihmuar dhe ka transportuar me automjet të shumëkërkuarin Ervis Martinaj gjatë muajit qershor, pas dëshmisë të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.
Sipas gazetares Klodiana Lala gjatë hetimit të nisur për rrëmbim pas kallëzimit të xhaxhait të Ervis Martinaj për zhdukjen e tij, hetuesit kanë siguruar pamje të kamerave filmike, ku Martinaj shfaqej në shoqërinë e një vajze dhe efektivit të Operacionales.
Bëhet me dije se pamjet janë marrë nga kamera sigurie në qytetin e Durrësit, por dhe në Tiranë, ku Martinaj, vajza në fjalë dhe oficeri Lami shfaqen në të njëtin ambient.
Martinajn është shpallur në kërkim nga policia pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili tha para hetuesve se Ervis Martinaj kishte porositur vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua.