Rriten kërkesat e maturantëve për degën e mësuesisë. E shpallur si një nga degët prioritare nga qeveria, mësuesia këtë vit ka shënuar një rritje në preferencat e maturantëve. Ndërsa përsa i përket degëve të tjera prioritare si shkencat e natyrës apo bujqësori, kërkesat janë në të njëjtat nivele si një vit më parë.
“Mësuesia me një rritje të lehtë mbase është dhe efekti i uljes së mesatares për ciklin Bachelor 6,5. Përjashto degën e mësuesisë që ka një rritje të dukshme, tek programet e bujqësisë kemi të njëjtat aplikime si vjet lëvizin me 1 % të kërkesës totalë. Gjithashtu keni edhe një raund tjetër, dhe maturantët që nuk fitojnë ato programet më të kërkuara u drejtohen këtyre programeve të bujqësisë dhe shkencat ekzakte”.
Nga 21 mijë aplikime për në universitet, këtë vit inxhinieria lë pas degën e mjekësisë si e më e kërkuara nga maturantët.
“Së paku për tre vitet e fundit ku ka qenë gjithmonë mjekësia që ka dominuar kërkesën e maturantëve mbështetur edhe nga kërkesa e tregut të punës, këtë vit ka kaluar në vend të parë inxhinieritë dhe teknologjia e informacionit, shkencat mjekësore dhe infermieria, në vend të tretë shkencat ekonomike dhe financat”.
Deri tani kanë aplikuar 21 mijë maturantë për në universitet. Për të gjithë ata maturantë, përfshirë edhe kërkesat nga Kosova, që nuk kanë plotësuar formularin A1 dhe A1 zë, do të ketë një tjetër raund për të aplikuar më pas për në universitet i cili do të hapet në 18 Gusht.
Tv Klan