Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mafia shqiptare e përfshirë në kartonin e verdhë të Granit Xhakës?

2022/08/05 at 4:13 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mafia shqiptare e përfshirë në kartonin e verdhë të Granit Xhakës?

Merr përmasa edhe më të mëdha skandali i basteve të jashtëligjshme, për të cilin Granit Xhaka akuzohet si i përfshirë pas kartonit të verdhë të marrë në ndeshjen ndaj Leeds në dhjetor. Hetuesit e Agjencisë Kombëtare të Krimeve në Angli, kanë ngritur hipotezën se e përfshirë mund të jetë edhe mafia shqiptare.

Lajmi është bërë i ditur nga Daily Mail, që sipas burimeve pranë hetuesve, theksonte se dyshimet kanë lindur edhe nga përfshirja enjë ish-futbollisti me origjinë shqiptare me pasaportë suedeze. Gazeta britanike theksonte se episodi jo normal i 18 dhjetorit është marrë në shqyrtim nga agjencia e cila lufton krimin e organizuar.

Hetimi nisi pas basteve me vlerë 52 mijë paund, se Xhaka do të ndëshkohej me karton të verdhë në 10 minutat e fundit të lojës. Mesfushori me origjinë shqiptare u ndëshkua në minutën e 86-të, për vonesën e panevojshme në nisjen e një goditjeje dënimi, teksa rezultati ishte 4-1 në favor të Arsenalit dhe miqtë kishin kontrollin absolut të ndeshjes.

Xhaka qëndroi më tepër se 20 sekonda pa e lëvizur topin dhe gjyqtari nxorri kartonin e verdhë. Volumi kaq i madh i basteve për episode të caktuara vuri në lëvizje autoritetet, të cilat dyshojnë se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Hetuesit zbuluan prova të basteve me shifra të mëdha në tregun e kripto-valutave, teksa pjesa më e madhe e aktivitetit u regjistrua në Shqipëri.

Agjencia Kombëtare e Krimeve zbuloi se i përfshirë është edhe Alban Jusufi, personazh që në vitin 2017 është dënuar me 5 vjet pezullim në Suedi për trukim të ndeshjeve. Ish-futbollisti që ka luajtur edhe me Vllazninë, ka vendosur shifra të mëdha në baste që Xhaka do të ndëshkohej.

Sipas mediave, ende nuk ka prova konkrete se 29-vjeçari Xhaka e ka bërë me qëllim veprimin dhe nuk është e qartë nëse ai është i përfshirë direkt në manipulim. Klubi i Arsenalit dhe Federata Angleze nuk kanë pranuar të shprehen, duke qenë se çështja është ende nën hetim.

Ju sugjerojmë

‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë
Aktualitet

‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë

17 Maj, 2025 1:51 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Aktualitet

“Beteja e hapur në të gjitha frontet”/ Berisha: Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat!

17 Maj, 2025 1:41 pm
FII PRIORITY Europë/Nga Matteo Renzi te Samir Mane, personalitetet që morën pjesë
Aktualitet

FII PRIORITY Europë/Nga Matteo Renzi te Samir Mane, personalitetet që morën pjesë

17 Maj, 2025 1:16 pm
“Mangësia” e vetme e samitit/ Batuta e Ramës: Starmer na solli shiun
Aktualitet

“Mangësia” e vetme e samitit/ Batuta e Ramës: Starmer na solli shiun

17 Maj, 2025 1:16 pm
‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar
Aktualitet

‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar

17 Maj, 2025 1:01 pm
“Investoni në Shqipëri!”/Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, së shpejti do jetë në BE
Aktualitet

“Investoni në Shqipëri!”/Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, së shpejti do jetë në BE

17 Maj, 2025 12:51 pm
Goditi me grushte dhe shkelma sekretarin e KZAZ, lihet në burg 26 vjeçari
Aktualitet

Goditi me grushte dhe shkelma sekretarin e KZAZ, lihet në burg 26 vjeçari

17 Maj, 2025 12:37 pm
Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Rama: Krenar për atë që kemi arritur deri më sot
Aktualitet

‘Emmanuel jo i lumtur ta dëgjojë’/Rama:Studentët francezë s’duan të ikin nga Tirana

17 Maj, 2025 12:36 pm
‘Trump tha se Zoti ka plane për SHBA’/Rama: Besoj se ka një plan edhe për Evropën
Aktualitet

‘Trump tha se Zoti ka plane për SHBA’/Rama: Besoj se ka një plan edhe për Evropën

17 Maj, 2025 12:17 pm
Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Rama: Krenar për atë që kemi arritur deri më sot
Aktualitet

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Rama: Krenar për atë që kemi arritur deri më sot

17 Maj, 2025 12:00 pm
Para
Nano bën analizën vjetore të Policisë së Kukësit dhe jep prioritetet kryesore

Ngjarja në Himarë, Gledis Nano letër disa institucioneve: Nuk keni zbatuar detyrimet

Escobar:Asociacioni i komunave me shumicë serbe s’duhet të jetë shtet brenda shtetit

Escobar:Asociacioni i komunave me shumicë serbe s'duhet të jetë shtet brenda shtetit

COVID-19 në Shqipëri/ 553 raste të reja, 9 viktima

3 viktima nga COVID-19 në Shqipëri, konfirmohen 808 raste të reja

TE FUNDIT

‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë

‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë
17 Maj, 2025

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ka folur sot në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar. “Shqipëria duhet të jetë në Europë,...

Lexo më shumë

“Beteja e hapur në të gjitha frontet”/ Berisha: Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat!

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
17 Maj, 2025

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se beteja është e hapur në të gjitha frontet, duke theksuar se kryeministri...

Lexo më shumë

FII PRIORITY Europë/Nga Matteo Renzi te Samir Mane, personalitetet që morën pjesë

FII PRIORITY Europë/Nga Matteo Renzi te Samir Mane, personalitetet që morën pjesë
17 Maj, 2025

Kryeqyteti shqiptar mirëpriti një nga forumet më prestigjioze ndërkombëtare, FII PRIORITY Europe, i zhvilluar për herë të parë në Tiranë...

Lexo më shumë

“Mangësia” e vetme e samitit/ Batuta e Ramës: Starmer na solli shiun

“Mangësia” e vetme e samitit/ Batuta e Ramës: Starmer na solli shiun
17 Maj, 2025

Për motin me shi të Premten, përmes baturave kryeministri Edi Rama ia vë “fajin” homologut të tij britanik Keir Starmer....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com