Gjenerali Arben Kingji pritet të jetë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i cili do të pasojë në detyrë Bajram Begajn.
Sipas News 24, emri i Kingjit në këtë detyrë është propozuar nga kryeministri i vendit, Edi Rama, ndërsa nesër do të jetë presidenti i ri Bajram Begaj, ai i cili do ta dekretojë gjeneralin.
Gjenerali Arben Kingji mban aktualisht detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Arben Kingji ka ushtruar dhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Më herët ai ka qenë edhe komandant I Policisë ushtarake. Ndër të tjera, ka kryer dhe Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në akademinë e Mbrojtjes në Tiranë.
Kingji po ashtu, ka mbajtur detyrën e komandantit të kontigjentit në disa misione në Afganistan e Irak./Opinion.al