Kryeministri i dorëhequr i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është shfaqur krahë trupave ukrainase dhe i veshur me rroba ushtarake.
Nga pamjet e publikuara Johnson shihet duke provuar një predhë antitank dhe hedhur një granatë. Ai mori pjesë në një stërvitje të trupave ukrainase.
Kryeministri ishte veshur me rroba kamuflazhi dhe atij iu instruktua se si të përdorte armët e zjarrit nga oficerët ushtarakë.
“Këtë javë vizitova trupat ukrainase që stërviteshin nga Forcat e Armatosura Britanike në North Yorkshire”,-shkroi Johnson në Twitter.
“Kam takuar disa nga 400 trupat ukrainase që janë këtu duke u trajnuar nga forcat tona, duke u përgatitur për të luftuar në Ukrainë,”-tha Johnson.
Sipas tij kjo është pjesë e një angazhimi që ka bërë qeveria e tij për të trajnuar 10 mijë ushtarë në 4 muajt e ardhshëm./Opinion.al
This week I visited Ukrainian troops being trained by British Armed Forces in North Yorkshire.
The UK is committed to doing all we can to help Ukraine continue to repel Russian aggression. pic.twitter.com/HMTClRFST5
— Boris Johnson (@BorisJohnson) July 23, 2022