Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Më është ndaluar hyrja në Britaninë e Madhe

2022/07/22 at 12:27 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Më është ndaluar hyrja në Britaninë e Madhe

Kreu i PD, Sali Berisha tha para gazetarëve se nuk i lejohet hyrja në Britaninë e Madhe. Në një deklaratë ai ka pranuar se është shpallur non grata nga Britania.


Ai tha se ka marrë një letër nga Sekretari i Brendshëm i Britanisë së Madhe ku është njoftuar për ndalimin e hyrjes në këtë vend.

Berisha deklaroi se ky vendim është marrë në vrazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup që sipas tij ka financuar vendimin e Anthony Blinken.

“Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e MB, jam njoftuar me një letër se, Home Secretary ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në MB me arsyetimin

  1. Se ju keni lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, dhe
  2. Për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull përmendet ish këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç, të cilin sipas vlerësimit të tyre, unë e kam mbrojtur kur, kundër tij kanë dalë prova inkriminuese.

Ndonëse, ashtu si thotë ky vendim, është konfidencial dhe, ndonëse përfaqësuesit e MB në Tiranë kane deklaruar se nuk do të publikojne emrat, unë kam marrë vendimin t’a bëj publik për qytetarët shqiptarë, para të cilëve unë kam qenë gjithnjë i vërtetë, me të mirat dhe gabimet, kam luftuar gjithnjë në mbrojtje të interesit të tyre, ashtu siç e kam vlerësuar unë.

Në lidhje me këtë vendim dua të sqaroj sa vijon:

  1. Ky vendim është në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros. Unë kam qenë në dijeni të përpjekjeve të diplomatëve të Departamentit të Shtetit, që partnerët ndërkombëtarë t’i bashkangjiten vendimit të tyre, absolutisht pa asnjë bazë, me qëllim rritjen e presionit ndaj meje dhe justifikimin e vendimit të tyre bazuar në shpifje.

Por, një gënjeshtër, sado të përsëritet mund të bëhet e besueshme, por kurrë e vërtetë dhe asnjë fuqi në botë nuk do të jetë në gjendje të më detyrojë që të pranoj gënjeshtrën për të vërtetë, apo t’i nënshtrohem mashtrimit, për të cilin me prova, këto muaj, kam argumentuar se nuk synon skajimin e Sali Berishës, por kthimin e Shqipërisë në një vend pa opozitë, së cilës i rripet çdo pasuri, e nga e cila shqiptarët ikin nga sytë këmbët. Kjo synon mbajtjen në pushtet të një qeverie, me e korruptuara në Europë, e cila, duke dhunuar votën e qytetarëve, ka rivendosur në vend monizmin e plotë dhe vjedh e sakrifikon Shqipërinë e shqiptarët, e çon shtetin në falimentim për të blerë e mbajtur pushtetin.

Sikundër ritheksoj edhe një herë, se në momentin e parë që qeveria e MB, ose çdo qeveri tjeter e huaj apo kushdo do të provojë – jo të gënjejë – një provë dhe fakt korrupsioni, unë do të marr çdo vendim ndaj vetes sime”,-ka thënë Berisha./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Meta: Kosova shembull për vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë

Meta: Kosova shembull për vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë

“Foltore dhe gojore”, Berisha: Përgëzoj Grida Dumën për përgjigjen ndaj Ramës

"Foltore dhe gojore", Berisha: Përgëzoj Grida Dumën për përgjigjen ndaj Ramës

Non grata në Britani/“Lidhje të qarta me grupe kriminale”, Berisha tregon akuzat

Non grata në Britani/“Lidhje të qarta me grupe kriminale", Berisha tregon akuzat
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}