Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi I.K., 50 vjeç, i cili ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës së tyre.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 50 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Shtetasi I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës së tyre”,-njofton policia./Opinion.al