Dymbëdhjetë anëtarë të një grupi fetar janë arrestuar për vdekjen e një vajze tetë vjeçare në Australi.
Elizabeth Struhs humbi jetën më 7 janar në një shtëpi në jug të Brisbane, pasi vuante nga diabeti, ndërsa familjarët i refuzuan insulina për gati një javë.
Në fillim të këtij viti, prindërit e saj u akuzuan për vrasje, torturë dhe mossigurim të nevojave të jetës.
Ndërkaq, policia tani thotë se do të ngrejë akuza ndaj 12 personave të tjerë – të moshës 19 deri në 64 vjeç – për vdekjen e vajzës.
Ky grup personash kishte qenë në dijeni të përkeqësimit të gjendjes mjekësore të Elizabeth, por nuk kërkuan ndihmë, tha Policia e Queensland në një deklaratë.
Prindërit e Elizabeth Struhs – Jason dhe Kerrie Struhs – janë anëtarë të një grupi të vogël fetar në qytetin e Tooëoomba që nuk është i lidhur me ndonjë kishë të zakonshme, sipas mediave lokale.
Policia pretendon se dyshja dhe të tjerët u lutën për shërimin e Elizabeth pasi ajo u sëmur rëndë, thanë mediat.
Ata kanë njoftuar efektivët 1 ditë pas vdekjes së Elizabeth.
Kryeinspektori i Detektivit Garry Watts tha se policia ishte befasuar nga ajo që gjeti, duke e quajtur hetimin të paprecedentë.
“Në 40 vitet e mia të policisë, nuk jam përballur kurrë me një çështje si kjo,” tha ai.
“Dhe unë nuk jam në dijeni të një ngjarje të ngjashme në Queensland, e lëre më Australi.”
Në një mbledhje fondesh të organizuar për të mbështetur vëllezërit e motrat e Elizabeth, motra e saj më e madhe Jayde Struhs tha se familja e saj ishte “plotësisht e shkatërruar dhe zemërthyer nga ngjarja”.