DASH ka vënë në dukje mbështetjen për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejtë të jetë e mundur.
“Konsiderojmë se kredibiliteti i perspektivës së zgjerimit të BE-së është me rëndësi jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”. Kështu deklaruan burime nga Departamenti Amerikan i Shtetit për agjencinë maqedonase të lajmeve, Mia, pas dështimit të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin e Brukselit.
Kujtojmë se dje Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për të miratuar propozimin e Presidencës Franceze për heqjen e vetos për negociatat për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Parlamenti bullgar e hoqi veton me kushtin që sipas propozimit francez, Komisioni Evropian do të shërbejë si arbitër sepse tani procesi i anëtarësimit i RMV është i lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë.