Një grup maturantësh janë grumbulluar sot përpara Ministrisë së Arsimit ku kontestojnë testin e biologjisë. Sipas të rinjve, nga autoritetet ju është premtuar që në test nuk do të kishte pyetje jashtë programit, por maturantët insistojnë që në testim kanë qenë të përfshira 18 pikë me pyetje jashtë programit.
Të rinjtë kërkojnë ripërsëritjen e testit, ose konsiderimin automatikisht të sakta të pyetjeve që nuk kanë qenë pjesë e kurikulës mësimore./Opinion.al