Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur, ndërsa motori me të cilin udhëtonte është përplasur me një automjet.
Ngjarja ka ndodhur pranë gjykatës në qytetin e Laçit, ndërsa 45-vjeçari Astrit Gjoka është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Mësohet se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Opinion.al