Është ndarë nga jeta ditën e sotme Ardi Daullxhiu, i cili u bë i njohur duke dalë në emisione televizive ku kërkonte një shtëpi nga bashkia e Durrësit.
Mësohet se ai ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Durrësit, si pasojë e një ataku kardiak.
Daullxhiu, baba i një fëmijë, jetonte në kushte të vështira ekonomike, ndërsa pas thirrjeve publike drejtuar Bashkisë, mundi që të kishte një strehë.