Kronikë

I lidhi litarin rreth qafës,arrestohet 57-vjeçari në Shkozë.Tentoi të vrasë gruan



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:06 - 06/06/22 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje ne Shkozë. Një 57-vjeçar ka tentuar të vrasë gruan e tij. Policia bën me dije se shtetasi me inicialet A. E., gjatë orëve të para të mëngjesit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe më pas, me një litar të lidhur rreth qafës, ka tentuar ta vrasë atë.

Fatmirësisht oficerët kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

57-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe tentoi ta vriste atë, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe vihet në pranga 57-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po tentonte ta vriste atë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë kapur e shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. E., 57 vjeç, banues në Shkozë.

Ky shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe më pas, me një litar të lidhur rreth qafës, ka tentuar ta vrasë.

Në vijim të veprimeve policore u arrestua në flagrancë shtetasi A. E., për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Pas