Një banesë është grabitur në fshatin Bulgarec në Korçë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur të shtunën, ku disa persona janë futur në banesën e 61 vjeçares N.P., dhe i kanë marrë një sasi parash.
Deri më tani policia nuk ka mundur të identifikojë autorët, por një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.