Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kushi: Ulet mesatarja për disa degë. S’mund të vijojnë masterin për mësues

2022/05/26 at 1:06 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kushi: Ulet mesatarja për disa degë. S’mund të vijojnë masterin për mësues

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi deklaroi se do të ulet mesatarja në disa nga programet e studimit të ciklit Bachelor.


Maturantët që përfundojnë arsimin e mesëm minimalisht me notë mesatare 6.5, do të mund të aplikojnë për programe studimi të gjuhëve të huaja, si dhe për disa programe të tjera që kanë synim profesione të ndryshme, përveç mësuesisë.

Kushi sqaroi se nëse dikush studion për gjuhë të huaja ai mund të ndjekë një program për t’u bërë përkthyes ndërsa theksoi se për t’u bërë mësues do të vazhdohet të kërkohet mesatarja 7.5.

“Në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrjave miratuam një ndryshim në VKM, i cili përcakton notën mesatare që duan të vazhtojnë studimet e larta në universitete. Konkretisht të gjithë e dinë që me reformën e mësuesisë në vitit 2017, sot të gjithë maturantët që vazhdojnë për mësuesi duhet të kenë minimumi mesatares 7.5

Por ndërkohë shqetësimet që kemi patur nga universitetet lidhen me faktin që këto programe jo të gjithë maturantët që regjistrohen, duan të bëhen mësues. Jemi të gjithë dakord që mësuesit duhet të jenë më të mirët, kemi një dakordësi edhe me universitetet që kriteri për ata që duhet të bëhen mësues kriteri duhet të jetë 7.5 por në këto programe mund të hyjnë edhe ata maturantë që duan të hyjnë në një profesion tjetër.

Për ta konkretizuar me një shembull. Jo të gjithë ata që vazhdojnë për gjuhë të huaj, duan të bëhen mësues. Mund të ketë nga ata që duan të vazhdojnë për gjuhë të huaj por të bëhen përkthyes, apo të punojnë në një institucion tjetër.

E njëjta gjë edhe për ata që studiojnë për Gjuhë-Letërsi. Jo të gjithë që shkojnë për Gjuhë-Letërsi duan të bëhen mësues.

Ka nga ata që janë të apasionuar pas letërsisë dhe duan të punojnë në një shtëpi botuese apo të shkruajnë.

Me vendimin e sotëm ne u japim mundësi edhe maturantëve që mbarojnë studimet me mesatare 6.5 të hyjnë në këto programe të ciklit të parë, por ata do të kenë një kod të veçantë në numrin e matrikullimit që më pas të mos vazhdojë për mësuesi por në programe të tjera të ciklit të dytë master për profesione të tjera.

Është një ndryshim të cilin ne e kemi dakordësuar  edhe me vetë universitetet dhe presim që në vitin e ardhshëm akademik numri i studentëve që regjistrohen në këto programe të jetë më i lartë. Sepse në këto vite ka qenë shqetësim nga universitetet që numri i regjistrimeve ka qenë shumë i ulët pikërisht për shkak të këtij kufizimi të mesatares.

Për sa i takon mësuesve, ne përsëri jemi shumë rigorozë dhe kërkojmë që mësues të bëhen më të mirët. Mësues do të vazhdojnë të jenë  maturantët që kanë mesatare minimumi 7.5. Ndërkohë që në këto programe ne do t’i hapim edhe për të tjerët që duan të marrin profesione të tjera, por të studiojnë për gjuhë të huaj, për bio-kimi, matematikë, fizikë etj.

Ndërkohë ne jemi duke finalizuar një paketë për të mbështetur programet e mësuesisë. Si progralemt prioritare edhe me reduktim tarifash edhe me përjashtim nga tarifa, apo mbështetje studentore.

Javën e ardhshme besoj do ta kemi gati dhe do ta prezantojmë si një paketë të plotë për të nxitur sa më shumë të rinj e të reja që të vazhdojnë të studiojnë për mësuesi, por edhe për programe të tjera që janë prioritare për zhvillimin e vendit”-tha Kushi.



Ju sugjerojmë

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë
Aktualitet

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë

14 Tetor, 2025 10:19 am
NATO nis stërvitjet bërthamore
Bota

NATO nis stërvitjet bërthamore

14 Tetor, 2025 10:08 am
Policia ndërhyn për t’i dëbuar, banorët lënë gazin hapur, vriten 3 oficerë në Itali
Bota

Policia ndërhyn për t’i dëbuar, banorët lënë gazin hapur, vriten 3 oficerë në Itali

14 Tetor, 2025 9:10 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Në kërkim për vrasje, arrestohet nga policia Aldo Avdyli

14 Tetor, 2025 8:59 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 14 tetor 2025

14 Tetor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

14 Tetor, 2025 8:00 am
Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro
-U tha në Opinion

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro

13 Tetor, 2025 11:17 pm
Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac
-U tha në Opinion

Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac

13 Tetor, 2025 11:03 pm
“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë
-U tha në Opinion

“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë

13 Tetor, 2025 10:55 pm
Festa pas fitores në Serbi, Duka: Kemi marrë faturën për dëmet e bëra…
-U tha në Opinion

Festa pas fitores në Serbi, Duka: Kemi marrë faturën për dëmet e bëra…

13 Tetor, 2025 10:46 pm
Para
Shqipëria miraton protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Shqipëria miraton protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Çështja e detit në Hagë/ A e ka bërë Shqipëria dosjen gati?Si përgjigjet Xhaçka

Çështja e detit në Hagë/ A e ka bërë Shqipëria dosjen gati?Si përgjigjet Xhaçka

Shqipëria kërkoi raketë anti-tank. A rrezikohet nga lufta? Si përgjigjet Peleshi

Shqipëria kërkoi raketë anti-tank. A rrezikohet nga lufta? Si përgjigjet Peleshi
















TE FUNDIT

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë
14 Tetor, 2025

Shqipëria po përjeton një bum turistik në fushën e trashëgimisë kulturore dhe historike, me një numër rekord vizitorësh të regjistruar...

Lexo më shumë

NATO nis stërvitjet bërthamore

NATO nis stërvitjet bërthamore
14 Tetor, 2025

NATO ka nisur manovrat vjetore për të praktikuar mbrojtjen e territorit të aleancës me armë bërthamore. Rreth 2.000 pjesëtarë të...

Lexo më shumë

Policia ndërhyn për t’i dëbuar, banorët lënë gazin hapur, vriten 3 oficerë në Itali

Policia ndërhyn për t’i dëbuar, banorët lënë gazin hapur, vriten 3 oficerë në Itali
14 Tetor, 2025

Tre oficerë policie humbën jetën dhe të paktën 13 të tjerë u plagosën nga një shpërthim i fuqishëm në një...

Lexo më shumë

Në kërkim për vrasje, arrestohet nga policia Aldo Avdyli

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
14 Tetor, 2025

Policia e Shtetit bën me dije se gjatë një operacioni të orëve të fundit është vënë në pranga në Tiranë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com