Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për të sqaruar lajmin lidhur me taksimin e biznesit të vogël.
Kreu i qeverisë e mohon diçka të tillë duke thënë se është një lajm i rremë, duke kujtuar se deri në vitin 2029 bizensi i vogël do e ketë zero taksën.
Po ashtu, Rama ka fyer edhe mediat duke thënë se e vërteta është siç ai shprehet, ndërsa të tjerat janë “tutkunërira mediatike”.
“Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!Të tjerat janë tutkunërira mediatike!”-shkruan Rama./Opinion.al