Kryesore

Do të taksojë biznesin e vogël? Rama: Lajm i rremë, tutkunërira mediatike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:58 - 24/05/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për të sqaruar lajmin lidhur me taksimin e biznesit të vogël.

Kreu i qeverisë e mohon diçka të tillë duke thënë se është një lajm i rremë,  duke kujtuar se deri në vitin 2029 bizensi i vogël do e ketë zero taksën.

Po ashtu, Rama ka fyer edhe mediat duke thënë se e vërteta është siç ai shprehet, ndërsa të tjerat janë “tutkunërira mediatike”.

“Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!Të tjerat janë tutkunërira mediatike!”-shkruan Rama./Opinion.al

Pas