Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plagosja në Kombinat/ Efektivi i FNSH dhe qytetari ishin në një tavolinë, detaje

2022/05/24 at 1:19 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sherr me sende të forta pas mesnate, dy të plagosur

Dy ngjarje të rënda ndodhën mbrëmjen e së hënës, ku dy punonjës të policisë u përfshinë në dy ngjarje të ndryshme kriminale.  Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur ne komisariatin numër 3, ku efektivi 25-vjeçar, Ludjan Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, dhe për ngjarjen e ndodhur në Kombinat ku një efektiv i FNSH në gjendje të dehur ka qëlluar me armën e shërbimit një qytetar.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore lidhur me plagosjen në Kombinat bën me dije se efektivi i FNSH Lutfi Gjyli ka qenë duke konsumuar pije alkoolike në një lokal dhe ka qenë i ulur në një tavolinë me 64-vjeçarin Murteza Lika, në momentin që ndodhi ngjarja.

Si pasojë e plagosjes, 64-vjeçari ka marrë dëmtim në këmbën e majtë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka referuar materialet proceduriale për arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë Inspektor Lutfi Gjyli 48 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Repartin e FNSH në Vaqarr, Tiranë.

Arrestimi i tij u krye pasi më datë 23.05.2022, në Sallën e Komandimit është njoftuar për të shtëna me armë në një Bar Kafe në rrugën “Llazi Miho”. Pas mbërritjes në vendngjarje dhe veprimeve të para hetimore ka rezultuar se polici Lutfi Gjyli ka qenë duke konsumuar pije alkoolike në një lokal dhe në gjendje të dehur ka përdorur armën e tij të shërbimit duke qëlluar në drejtim të 64-vjeçarit Murteza Lika në kohën që ishte i ulur në të njëjtën tavolinë me të.

Si pasojë, 64-vjeçari ka marrë dëmtim në këmbën e majtë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Lutfi Gjyli u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.Punonjësit e policisë të identifikuar si autorë të dyshuar të ngjarjeve të mësipërme, pas arrestimit të tyre në kushtet e flagrancës, aktualisht ndodhen në dhomat e sigurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë”, njofton AMP.

Ju sugjerojmë

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
Aktualitet

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

20 Tetor, 2025 12:51 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Pogradec, shpërthen granata, plagoset 49-vjeçari

20 Tetor, 2025 12:24 pm
PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit

20 Tetor, 2025 12:21 pm
Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun
Aktualitet

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun

20 Tetor, 2025 11:37 am
Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal
Aktualitet

Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal

20 Tetor, 2025 11:19 am
Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë
Bota

Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë

20 Tetor, 2025 10:08 am
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

“Putin, më i fortë se Hamasi”, Zelensky: SHBA të ushtrojë më shumë presion

20 Tetor, 2025 9:34 am
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna
Kryesore

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna

20 Tetor, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025 8:26 am
Para
A e njihni Berishën si kryetar të PD?Si përgjigjet zyrtari i Parlamentit Europian

A e njihni Berishën si kryetar të PD?Si përgjigjet zyrtari i Parlamentit Europian

Rama tha se do ndryshojë kurs, McAllister: Shohim çfarë ndodh deri në qershor

Rama tha se do ndryshojë kurs, McAllister: Shohim çfarë ndodh deri në qershor

Vrasja në Komisariat/Deputeti:40% e policëve të droguar! Bushka:Të përjashtohen…

Vrasja në Komisariat/Deputeti:40% e policëve të droguar! Bushka:Të përjashtohen…

TE FUNDIT

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
20 Tetor, 2025

Prej 12 ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore. Mësohet se...

Lexo më shumë

Pogradec, shpërthen granata, plagoset 49-vjeçari

Helmohen disa banorë në Bulqizë
20 Tetor, 2025

Një 49-vjeçar është plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate në Pogradec. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale G.Y.,...

Lexo më shumë

Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
20 Tetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është përjashtuar 15 ditë nga punimet e Kuvendit. Vendimi për përjashtimin...

Lexo më shumë

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun
20 Tetor, 2025

Përgjegjësi i shërbimit zjarrfikës në Bashkinë Maliqit Sadik Halili tha se ka qenë policia ajo që ka lajmëruar shërbimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com