Aktualitet

Rama tha se do ndryshojë kurs, McAllister: Shohim çfarë ndodh deri në qershor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:39 - 24/05/22 |
Opi Nion

Kryetari i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister në një konferencë për mediat është pyetur nëse veto bullgare është e vetmja pengesë për Shqipërinë.

McAllister tha se PE i ka kërkuar këshillit që të ruajë besueshmërinë duke hapur negociatat me dy vendet, pasi sipas tij Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet.

“PE vazhdon që të bëjë thirrje që të ketë fillim të menjëherëshëm të negociatave për anëtarësim. I kemi kërkuar Këshillit që të ruajë besueshmërinë duke çelur negociatat me 2 vendet pasi i kanë përmbushur kushtet dhe i bëjmë thirrje këtyre vendeve që të vijojnë të japin rezultate. Le të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë javëve në vijim dhe jemi të fokusuar që të përfundohet plani A”, tha McAllister.

Sa i përket deklaratave të Ramës në Bruksel që Shqipëria të shkëputet nga Maqedonia e Veriut nëse nuk ka përgjigje pozitive në qershor, McAllister tha se gjithmonë politikanët kanë plane të tjera, por mbetet për tu parë çfarë do të ndodhë deri në muajin qershor.

“Për momentin jemi të angazhuar për përmbushjen e planit A, por politikanët kanë edhe plan B e C. Për momentin ne po pëqendrohemi që të përmbushemi tek plani A, le të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund të qershorit”, tha McAllister.

Pas