Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ndodhet në Japoni ku do të vizitojë qytetin e Hiroshimës mëngjesin e sotëm.
Në vitin 1945 ai qytet pësoi bombardimin e parë atomik dhe Michel përdori një vizitë në një memorial për të diskutuar gjendjen aktuale të sigurisë globale.
“Ndërsa flasim, siguria globale është nën kërcënim,”-tha ai, sipas Reuters.
“Rusia, një shtet i armatosur bërthamor… po sulmon kombin sovran të Ukrainës, ndërsa bën referenca të turpshme dhe të papranueshme për përdorimin e armëve bërthamore.”
Ai tha se memoriali ishte “një kujtesë e ashpër e urgjencës” për të forcuar rregullat ndërkombëtare./Opinion.al