Aktualitet

Sherr mes 6 personave në një lavazh në Bulqizë, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:40 - 13/05/22 |
Opi Nion

Policia ka informuar se në ambientet e një lavazhi janë konfliktuar disa persona. Uniformat blu kanë ndërhyrë dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Mësohet se shtetasit B.Ç., M.P., D.Ç., dhe S.C., kanë shkuar në ambientet e lavazhit të shtetasit E.T., dhe pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasit E. T., 34 vjeç, dhe D.T., 25  vjeç, duke u shkaktuar dëmtime në trup të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” , kryer në bashkëpunim, të shtetasve B. Ç, 26 vjeç; M.P., 27 vjeç, banues në Bulqizë, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e  shtetasve D. Ç, 29 vjeç; S. C.,26 vjeç,  të cilët pas mbërritjes së shërbimeve të policisë në vendin e ngjarjes kanë arritur të largohen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas