Ky është formulari që do të plotësojnë deputetët e PS për të propozuar emrat e 3 kandidatëve për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit.
Ashtu siç mund të shihmi edhe në foton e mëposhtme, deputetët do të mund të plotësojnë këtë formularë për të propozuar 3 emrat e kandidatëve për president.
Tre emrat e propozuar do i dorëzohet pastaj grupit të punës që drejtohet nga Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri.
Në një konferencë për shtyp, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se ditën e nesërme do të takohet me grupin socialist për konsultime lidhur me emrin e deputetit, ndërsa të mërkurën do të takohet me krerët e grupeve opozitare. Ndër të tjera ai bëri të ditur se konsultimet për presidentin e ri do të vazhdojnë deri më 29 prill./Opinion.al