Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur sot nga gazetarët nëse ai vetë e ka vizën amerikane. Basha tha se e ka pasur vizën më parë dhe nëse do t’i duhet sërish do e marrë prapë.
Pyetje: E keni marrë vizën për në SHBA?
Basha: Eskobar më ka ftuar për në SHBA, ftesën e kam pranuar. Zhvillimet kanë qenë të vrullshme. Me shumë kënaqësi unë do të vazhdoj kontaktet me SHBA duke hedhur poshtë çdo trillim dhe shpifje që synon të baltosë këtë betejë parimore.
Pyetje: E keni marrë vizën apo jo”?
Basha: Unë kam patur një vizë prej kohësh dhe nëse do të më duhet një vizë do ta kërkoj dhe do ta marr.