Policia e Kamzës ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Në pranga ka rënë shtetasi G.R., 25 vjeç, banues në Kamëz.
Sipas policisë, i riu duke drejtuar mjetin e tij në sensin e kundërt të lëvizjes, në rrugën “Berisha”, nuk i është bindur urdhrit të punonjëses së Policisë Bashkiake për të ndaluar dhe gjatë tentativës për t’u larguar, e ka goditur atë në këmbë, me mjet.
“Aksidentoi punonjësen e Policisë Bashkiake, vihet në pranga 25-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– G. R., 25 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Ky shtetas, duke drejtuar mjetin e tij në sensin e kundërt të lëvizjes, në rrugën “Berisha”, nuk i është bindur urdhrit të punonjëses së Policisë Bashkiake për të ndaluar dhe gjatë tentativës për t’u larguar, e ka goditur atë në këmbë, me mjet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”,-njofton policia./Opinion.al