SHBA po shikon një mënyrë për marrëveshje me Poloninë për të furnizuar Ukrainën me avionë ushtarakë të prodhuar nga Rusia, thotë Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.
Pilotët ukrainas tashmë dinë se si t’i fluturojnë ato dhe Blinken tha se SHBA mund të sigurojë avionë zëvendësues për Poloninë.
“Ne po shikojmë në mënyrë aktive tani çështjen e avionëve që Polonia mund t’i ofrojë Ukrainës dhe duke parë se si mund të jemi në gjendje të mbushim, nëse Polonia vendos të furnizojë ata me avionë,” tha Blinken.
“Nuk mund të flas për një afat kohor, por mund t’ju them se po e shikojmë atë shumë, shumë aktivisht”,-tha ai./Opinion.al