Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

UEFA zhvendos finalen e Ligës së Kampionëve nga Rusia në Francë

2022/02/25 at 6:06 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
UEFA zhvendos finalen e Ligës së Kampionëve nga Rusia në Francë

UEFA njoftoi të premten se e ka zhvendosur finalen e Ligës së Kampionëve të këtij viti nga Shën Petersburgu në Paris, pas sulmit rus ndaj Ukrainës.

Me anë të një deklarate UEFA tha gjithashtu se ndeshjet e klubeve dhe ekipeve kombëtare ukrainase dhe ruse të planifikuara për në fushën e tyre, do të luhen në vende neutrale “deri në një njoftim të mëtejshëm”.

Organi qeverisës i futbollit në Evropë, falënderoi presidentin francez Emmanuel Macron për “mbështetjen dhe angazhimin e tij personal” për çështjen e finales.

UEFA shtoi se do të “mbështesë plotësisht përpjekjet shumëpalëshe për të miratuar një klauzolë për të shpëtuar lojtarët e futbollit dhe familjet e tyre në Ukrainë, të cilët përballen me vuajtje të tmerrshme njerëzore dhe zhvendosje.”

Finalja e Ligës së Kampionëve ishte parashikuar të zhvillohej në stadiumin Zen në Shën Petersburg më 28 maj dhe pritej që mijëra tifozë nga i gjithë kontinenti të shkonin për të parë lojën më të rëndësishme të klubeve të futbollit evropian.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha në një konferencë telefonike me gazetarë se “është e turpshme që është marrë një vendim i tillë. Shën Petersburgu mund të kishte ofruar të gjitha kushtet e favorshme për të mbajtur” finalen.

Sekretarja e Kulturës e Mbretërisë së Bashkuar, Nadine Dorries, e cila është përgjegjëse për sportin, mbështeti vendimin e UEFA-s.

“Mirëpres veprimin e vendosur të UEFA-s për t’i hequr Shën Petersburgut të drejtën e organizimit të finales së Ligës së Kampionëve të këtij viti.

“Rusia nuk duhet të lejohet të shfrytëzojë ngjarjet sportive dhe kulturore në skenën botërore për të legjitimuar sulmin e saj të paprovokuar, të paramenduar dhe të panevojshëm kundër një shteti sovran demokratik”, tha ajo.

Stadiumi i Shën Petersburgut njihet si Stadiumi “Gazprom” pasi ka një marrëveshje sponsorizimi me kompaninë shtetërore ruse të energjisë, e cila gjithashtu sponsorizon Ligën e Kampionëve dhe kampionatin evropian të futbollit Euro 2024.

Një grup ligjvënësish evropianë i kishin kërkuar UEFA-s të enjten të ndryshonte vendin e finales së Ligës së Kampioneve dhe të mos konsiderojë më qytetet ruse për garat e mëdha ndërkombëtare të futbollit.

Ligjvënësit i kërkuan gjithashtu UEFA-s që të ndalojë sponsorizimin nga Gazpromi për Ligën e Kampioneve. Megjithatë, deklarata e UEFA-s të premten nuk përmendte Gazpromin.

Finalja e Ligës së Kampionëve për vitin 2023 do të luhet në Stamboll, ajo e vitit 2024 në Londër, ndërsa finalja e vitit 2025 do të luhet në Mynih.

Formula Uno anulon garën Grand Prix në Rusi

Formula 1 njoftoi të premten se nuk do ta mbajë garën e saj Grand Prix në Rusi këtë sezon, duke thënë se ishte “e pamundur” ta bënte një gjë të tillë pasi sulmit rus ndaj Ukrainës fqinje.

Grand Prix ishte planifikuar të mbahej më 25 shtator në parkun Olimpik të Soçit.

“Ne po i ndjekim zhvillimet në Ukrainë me trishtim dhe tronditje dhe shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë dhe paqësore të situatës,” tha Formula 1 në një deklaratë.

Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Opinion/ Putin hyn në Ukrainë, a do të ketë luftë në Europë?

Opinion/ Putin hyn në Ukrainë, a do të ketë luftë në Europë?

Kërcënoi policinë se do i qëllonte me armë zjarri, arrestohet 38-vjeçari në Kamëz

Kërcënoi policinë se do i qëllonte me armë zjarri, arrestohet 38-vjeçari në Kamëz

Lufta në Ukrainë/OKB: Më shumë se 50 mijë ukrainas janë larguar nga vendi

Lufta në Ukrainë/OKB: Më shumë se 50 mijë ukrainas janë larguar nga vendi

TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com