Kronikë

Kërcënoi policinë se do i qëllonte me armë zjarri, arrestohet 38-vjeçari në Kamëz


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:18 - 25/02/22 |
Opi Nion

Policia e Kamzës ka informuar se ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i cili qëlloi me armë zjarri në ajër dhe më pas nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, duke i kërcënuar se do qëllonte në drejtim të tyre.

Është sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe fishekë luftarak.

Policia informon se pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në Kamzë, kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Mësohet se uniformat blu janë afruar në banesën në të cilën dyshohej se fshihej personi me armë dhe i kanë bërë thirrje që të hapte derën dhe t’i bindej kontrollit të Policisë.

Mirëpo 38-vjeçari nuk i është bindur thirrjes së Policisë, por ka mbyllur derën dhe ka kërcënuar se do qëllonte në drejtim të punonjësve të Policisë.

Pas ndërhyrjes është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

F.J., 38 vjeç, banues në rrugën “Moxart”, Kamzë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i cili u kap me armë në dorë, me fishkë në fole gati për qitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë me fishekë luftarak dhe 11 gëzhoja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas