Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se Italia ka vendosur që të lehtësojë masat anti-Covid për hyrje dhe daljet nga vendi.
Duke filluar nga data 1 mars, udhëtarët që do të shkojnë drejt Italisë nuk do të jetë e nevojshme që të karantinohen.
Të gjiithë personat që duan të futen në Itali, mjafton që të kenë certifikatën e vaksinimit me dy doza.
Për ata që nuk janë të vaksinuar, mjafton një test PCR negativ ose certifikata e rikuperimit nga Covid-19./ Opinion.al