Aktualitet

Inceneratorët/ Bllako: Kam dëshmuar 5 orë në SPAK, çdo gjë është sekret hetimor



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:01 - 22/02/22 |
Opi Nion

Deputeti i PS-së Alqi Bllako është personi tjetër që dëshmoi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Gjatë marrjen pyetje, Bllako tha se dhënë deklaratën e tij për rreth 5 orë në Prokurorinë e Posaçme dhe çdo gjë që ka dëshmuar është sekret hetimor.

Tabaku: keni mbajtur pozicione të ndryshme dhe jeni thirrur si dëshmitar. SPAK po kryen hetim, jeni thirru nga organi i akuzës?

Bllako: Sa i përket objektit të hetimit të këtij Komisioni unë në kam dhënë një dëshmi të plotë shteruese për 5 orë pranë përfaqësuesve të Prokurorisë së Posacme dhe në përfundim jam bërë me dije se çdo gjë që unë kam deklaruar përbën sekret hetimor , ndaj në saj edhe të praktikës të shëndetshme ligjore të vendosur nga ky komision mendoj se jam në kushtet e pamundshmërisë për të dëshmuar rreth këtyre procedurave duke qenë se kam dëshmuar pranë këtij organi./ Opinion.al

Pas