Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor Shqiptar ka bërë bilancin dhe ka publikuar të dhënat e kontrollit teknik të automjeteve, nga Qershori 2021 kur nisi kontrolli teknik i automjeteve e deri në Dhjetorin e vitit të shkuar.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, DPSHTRR shkruan se janë testuar 239,872 mjete, nga të cilat 69,325 ose 29 % kanë ngeluar. Shkak për ngeljen në kolaudim të mjeteve sipas raportit është bërë mangësia vizuale e funksionale në vendin e parë, sistemi i frenimit, sistemi i shkarkimit të gazrave dhe sistemi i drejtimit.
Postimi i plotë
KONTROLLI TEKNIK: Qershor 2021 – Janar 2022!
Në këtë 8-mujor, nga rinisja e shërbimit nën administrimin e DPSHTRR, janë paraqitur për testim mbi kontrollin teknik 239,872 mjete, nga të cilat:
Automjete (4+1/8+1) 71.7%
Kamion 18.5%
Motomjete 5.1%
Autobus 2.3%
Rimorkio 2%
Mjete ndërtim/punë toke 0.4%
69,325 (29 % e totalit te mjeteve) janë ngelur/ refuzuar, duke u dërguar për riparime, shërbime, montim pjesë, etj! Infografikat pasqyrojnë shkaqet e testeve ngelëse, numrin e ritestimeve dhe volumin sipas QKT-ve!
Rrugë e qytete më të pastra dhe më të sigurta sepse mjetet e rrezikshme për jetën e drejtuesave të mjeteve por edhe të pasagjerëve e përdoruesve të tjerë të rrugës NUK E KALOJNË dot më Testin e Kontrollit Teknik! NGELËSA në Kolaudim! Jo më RREZIK e NDOTJE në qarkullim!
DENONCO ÇDO ANOMALI të mjeteve rrugore në webin tonë: