Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inceneratori i Elbasanit/Tabaku: Ja faktet që implikojnë Engjëll Agaçin

2022/02/12 at 6:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga Këshilli i Ministrave te bankat, PD 12 kërkesa për hetimin e inceneratorëve

Kryetarja e komisionit hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku në emisionin “Kjo Javë” në “News24” u ndal tek inceneratori i Elbasanit.

Tabaku tha se inceneratori i Elbasanit, nga pikëpamja e procedurës është shkelja më e madhe ndër të tre, ndërkohë që Fieri dhe Tirana kanë shkeljet financiare më të rënda.

Më tej Tabaku shtoi se Agaçi është përgjegjës për përshpejtimin e çdo procedure, për vendosjen e Këshillit të Ministrave në funksion të kompanisë së inceneratorit dhe ka tejkaluar kompetencat të cilat nuk i takonin këshillit të ministrave.

“Unë e kam të pamundur të merrem ne z. Lefter Koka, për sa kohë është përpara drejtësisë dhe do të fokusohem te personat e tjerë që janë të përfshirë. Inceneratori i Elbasanit, nga pikëpamja e procedurës është shkelja më e madhe ndër të tre, ndërkohë që Fieri dhe Tirana kanë shkeljet financiare më të rënda. Inceneratori i Elbasanit i ka kryer të gjitha procedurat në 40 ditë, dhe z. Agaçi është përgjegjës për përshpejtimin e cdo procedure, për vendosjen e Këshillit të Ministrave në funksion të kompanisë së inceneratorit dhe ka tejkaluar kompetencat të cilat nuk i takonin këshillit të ministrave. Këshilli i Ministrave nuk ka pse të miratojë çështje financiare të inceneratorit. Ministria e Financave i bën i kanë bërë për mburojë, për të hequr përgjegjësinë individuale e për ta bërë përgjegjësinë kolektive. Z.Agaci është përgjegjësi sepse ka marrë 17 vendime në këshillit të ministrave brenda 10 ditësh, është përgjegjës sepse ka ngritur të gjithë qeverinë në këmbë që kjo kontratë të firmosej në kohë rekord. Ndërkohë që nga pikëpamja e procedurave, sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako ka qenë ai që ka qenë i përfshirë në procedura, që i është dhënë një kompanie e krijuar nga asgjëja, e një vajze 27 vjecare, me 1 mln lekë llogari bankare dhe kapital. Pa patur asnjë njohur për menaxhimin e mbetjeve, një koncension prej 24 mln eurosh. Kanë marrë një kredi në bankë për ta mbuluar inceneratorin dhe kanë mbuluar kredinë me fonde të taksa paguesve shqiptarë, tha Tabaku, ndërsa u ndal edhe në shkeljet e hasura sipas saj edhe nga kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj lidhur me inceneratorin e Tiranës.

“Kemi shkresën e kryetarit të bashkisë, duhet të ishte dhënë nga qarku i Tiranës, dhe jo prej tij. Kreu i bashkisë Tiranë ka marrë përsipër kosto financiare për këtë projekt duke mos i patur kostot në buxhetin e shtetit, kjo është një shkelje shumë e rëndë ligjore, dhe i ka marrë këto në emër të tij. Atribut që i takon këshillit bashkiak të Tiranës”-tha më tej Tabaku, ndërsa theksoi se janë 2 raporte të KLSH që faktojnë vjedhjen në Tiranë”-tha Tabaku.

“Ministria e financave dhe ministria e Zhvillimit Ekonomik ku ka qenë më parë z.Ahmetaj kanë patur një rol kyq në procedura. Roli kyç vihet re te inceneratori i Elbasanit dhe Fierit, për lehtësimin e procedurave por ajo që është më e rëndësishmja vihet re në inceneratorin e Tiranës. Te inceneratori i Tiranës, unë e përmenda, shkeljet më të mëdha janë financiare. Ministria e Financave që drejtonte atëherë z.Ahmetaj ka mbyllur sytë për një kontratë që është firmosur në euro, e cila ka një risk të normës së inflacionit. Dhe ka një risk të jashtëzakonshëm financiar dhe është dhënë një kontratë pa ekzistuar fondet edhe ana e ministrit Ahmetaj. Kur ka nisur fillimisht kontrata ka qenë 90 mln euro. Unë kam një këmbim shkresor, që vërteton se ministria e Financave i ka mbyllur sytë për inceneratorin e Tiranës, ka dhënë ok, pa qenë e sigurt se ligji zbatohet, nis pagesa në momentin që firmoset kontrata. Çdo kontratë tjetër kur zbatohet ka një grafik punimesh, te inceneratori ka ndodhur ndryshe”-u shpreh Tabaku.

Ju sugjerojmë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12 Dhjetor, 2025 4:24 pm
Rama shkarkon nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj

12 Dhjetor, 2025 4:17 pm
PD kërkon përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga punimet në Kuvend
Kryesore

PD kërkon përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga punimet në Kuvend

12 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Ankimi i qeverisë për pezullimin e Ballukut,Kushtetuesja vendos kalimin për shqyrtim
Aktualitet

Ankimi i qeverisë për pezullimin e Ballukut,Kushtetuesja vendos kalimin për shqyrtim

12 Dhjetor, 2025 3:54 pm
Zgjedhja e Brahos në krye të SPAK,Berisha:Prania e ambasadorëve, mesazh kundër Ramës
Kryesore

Zgjedhja e Brahos në krye të SPAK,Berisha:Prania e ambasadorëve, mesazh kundër Ramës

12 Dhjetor, 2025 3:52 pm
I akuzuar për 14 vepra të rënda kriminale, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun
Kronikë

I akuzuar për 14 vepra të rënda kriminale, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun

12 Dhjetor, 2025 2:50 pm
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, njëri qëllon edhe me thikë
Kronikë

Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, njëri qëllon edhe me thikë

12 Dhjetor, 2025 2:26 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Le Monde: Ukraina e gatshme të pranojë një zonë të demilitarizuar në Donbas

12 Dhjetor, 2025 1:16 pm
Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit
Bota

Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit

12 Dhjetor, 2025 12:38 pm
GJKKO shtyn për në 5 janar seancën për Veliajn
Aktualitet

GJKKO shtyn për në 5 janar seancën për Veliajn

12 Dhjetor, 2025 11:58 am
Para
Biden dhe Putin flasin për rreth 1 orë,SHBA tërheq stafin e ambasadës nga Ukraina

Biden dhe Putin flasin për rreth 1 orë,SHBA tërheq stafin e ambasadës nga Ukraina

Rama tregon shifrat, ja sa qytetarë i janë përgjigjur pyetësorit

Rama tregon shifrat, ja sa qytetarë i janë përgjigjur pyetësorit

Ukrainasit marshim në Kiev për të treguar unitet kundër kërcënimit rus

Ukrainasit marshim në Kiev për të treguar unitet kundër kërcënimit rus

TE FUNDIT

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun
12 Dhjetor, 2025

Gjykata Kushtetuese vendosi të kthejë në detyrë zv.kryeministren Belinda Balluku, pasi mori në shqyrtim ankimin e Kryeministrit Edi Rama kundër...

Lexo më shumë

Rama shkarkon nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj

Rama shkarkon nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj
12 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë...

Lexo më shumë

PD kërkon përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga punimet në Kuvend

PD kërkon përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga punimet në Kuvend
12 Dhjetor, 2025

Grupi i PD ka kërkuar përjashtimin e kreut të grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, me 30 ditë nga punimet...

Lexo më shumë

Ankimi i qeverisë për pezullimin e Ballukut,Kushtetuesja vendos kalimin për shqyrtim

Ankimi i qeverisë për pezullimin e Ballukut,Kushtetuesja vendos kalimin për shqyrtim
12 Dhjetor, 2025

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim ankimin e kryeministrit Edi Rama kundër vendimit të GJKKO-së që pezulloi Belinda Ballukun...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com